LajmeZgjedhjet 2025
Lumir Abdixhiku: Ja ku po nisim prapë, më të fortë, më të bashkuar, siç dimë vetëm ne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një mesazh mobilizues për strukturat dhe përkrahësit e partisë.
Abdixhiku theksoi se LDK është gati për një fillim të ri me më shumë forcë, unitet dhe besim në rrugëtimin politik.
”Ja ku po nisim prapë. Më të fortë. Më të bashkuar. Siç dimë vetëm ne,” u shpreh ai.
Postimi i plotë:
Ja ku po nisim prapë.
Më të fortë. Më të bashkuar. Siç dimë vetëm ne.
Sepse lodhja nuk na ndal, ëndrrat nuk na shuhen, besimi gjithmonë na ngre në këmbë. Dhe koha është të ngrihemi sërish në këmbë.
Gjithandej nëpër Kosovë; me një ëndërr, me një shpresë dhe me një thirrje që nuk ndalet asnjëherë – LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë! ✌️