Artisti i njohur si Bejta, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Lule”, e cila ka shkaktuar një valë entuziazmi dhe reagimesh pozitive nga fansat.
Bejta rikthehet me një krijim që tregon maturi dhe një evolim të dukshëm në stilin e tij muzikor.
“Lule” është një baladë që bashkon elementë të muzikës moderne me tradita të thella folklorike. Teksti i këngës, i shkruar nga vetë Bejta me një mjeshtri të jashtëzakonshme, është një reflektim i ndjenjave të thella dhe përjetimeve të jetës, duke krijuar një lidhje të fortë emocionale me dëgjuesit.
Produksioni muzikor është i kuruar me kujdes, duke sjellë një përzierje harmonike të instrumenteve tradicionale dhe atyre moderne.