sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Kadri Zeka”

    27/01/2023 22:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nderuar anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl me çmimin “Doctor Honoris Causa”.

    “Ky titull nderi i është ndarë, ndër të tjera,  për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe më gjerë, si dhe për kontribut në proceset shtetformuese të Kosovës dhe për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e universitetit, përcjell Klankosova.tv.

    Me këtë rast, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, theksoi se Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës qëndrojnë të përkushtuara në zhvillimin e një shoqërie të aftë për t’i bërë ballë sfidave që i qëndrojnë përpara dhe është e motivuar që të punojë për të mirën dhe për të drejtën.

    “Angazhimi për të drejtën, është edhe shembëlltyra e veprimtarisë së pakusht të z. Mandl për promovimin e Republikës së Kosovës. Avokimi i z. Mandl për rrugëtimin tonë evropian, forcimin e pozitës së Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht, e në veçanti angazhimi i tij si raportues në Parlamentin Evropian, si dhe kontributi në thellimin e marrëdhënieve mes Austrisë dhe Kosovës, janë disa nga shtyllat bazë për të cilat Kosova, si vend dhe si popull, i është mirënjohëse z. Mandl”, tha ajo.

    Zv.ministrja Maloku Bërdyna vlerësoi se rol-modele si z.Mandl na duhen neve dhe i duhen të drejtës, si dhe të gjithë atyre që  bartin në vete vlerat e vërteta evropiane. Ajo uroi që ky titull si simbol i respektit e mirënjohjes së thellë, i ndarë nga Universiteti “Kadri Zeka”, të shërbejë si udhërrëfyes për angazhimin e z. Mandl edhe në të ardhmen.

    Artikuj të ngjashëm

    Eurodeputeti: Kosova dhe Serbia nuk duhet të merren si të njëjta, njëra ka qenë viktimë e tjetra agresore

    Mandl përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE: Hap i rëndësishëm në kohën e duhur

    Kurti takohet me eurodeputetin Mandl, flasin për zgjedhjet në veri

    Të Fundit

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.