Luiz Ejlli u shfaq mbrëmë në prime me një look të ri, me flokë jeshile. Pamja i ra menjëherë në sy të gjithëve dhe madje Arbana Osmani e krahasoi Luizin me Grinçin e Krishtlindjeve.
Por mesa duket ky look edhe pse i çuditshëm po kthehet në trend.
Ish-fituesi i Big Brother 8, Vesel Kurtishaj është shfaqur sot me flokë jeshil duke përshëndetur ndjekësit në rrjete sociale. Menjëherë kanë nisur komentet dhe më të shumtë janë ato që shkruajnë hashtagun “me Luizin” që tashmë është bërë shumë i famshëm.