Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka publikuar pamje nga luftimet e ashpra që po bëhen në Mariupol të Ukrainës, shkruan GazetaDemos.
Kadyrov thotë se ofensiva dhe çlirimi i qytetit vazhdon sistematikisht.
“Nuk do të kalojë shumë kohë para se qyteti të pastrohet plotësisht”, ka njoftuar ai.
Kadyrov gjithashtu ka potencuar se kjo po ndodh për shkak të ushtarëve rusë dhe profesionalizmit të tyre.
“Falë profesionalizmit të luftëtarëve rusë dhe të Donjeckut, detyrat e shpëtimit të civilëve në qytetet dhe fshatrat e çliruara po zgjidhen me sukses. Në betejë, të gjithë janë të barabartë para një plumbi ose predhe armiku, dhe nuk ka dallim në gradë – ju jeni një ushtar i zakonshëm ose një oficer, të gjithë ndajnë njësoj fatin ushtarak me të gjitha pasojat që vijnë nga kjo”, është shprehur ai.