Në Rostov-on-Don të Rusisë, një djalë 28-vjeçar i dënuar më parë ka rrahur rëndë një vajzë në hyrje të një ndërtese banimi gjatë një grabitjeje.
Duke u bazuar nga pamjet e kamerave të vëzhgimit, grabitësi e ndoqi vajzën deri në hyrje të banesës, e pastaj duke iu afruar ashensorit, ai e ka goditur viktimën në fytyrë dhe kur vajza ka rënë, ai i ka grisur bizhuteritë, i ka marr telefonin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sulmuesi u kap në të njëjtën ditë, sipas autoriteteve ruse.