Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Lufta në Sudan: Situatë dëshpëruese për miliona njërëz të bllokuar nga luftimet

    28/04/2023 12:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mijëra njërëz në Sudan janë në lëvizje, por shumë miliona të tjerë të bllokuar nga luftimet, mungesat e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit që kanë sjell një gjendje kritike në vend.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje gjithashtu se rreth 60% e objekteve shëndetësore në Khartoum aktualisht nuk funksionojnë dhe ata presin që sëmundjet të përhapen dhe të ndodhin më shumë vdekje për shkak të mungesës së shërbimeve bazë. Kreu i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve në Sudan i ka thënë BBC-së se situata në kryeqytetin Khartoum është shkatërruese.

    “Ky konflikt, kjo luftë e rëndë urbane dhe sulme ajrore, e cila është pa pushim gjatë dy javëve të fundit, jo vetëm që ka dëmtuar infrastrukturën dhe sigurisht shtëpitë e njerëzve, por ka filluar të shkaktojë kolapsin e tregjeve dhe sistemeve sociale atje. “tha Will Carter për programin Newsday të BBC-së, përcjell Express.

    “Pa kujdes shëndetësor, pa energji, pa karburant, pa ujë, pa banka, shumë pak mbulim telefoni apo të dhënash. Gjithçka ka filluar të thërmohet atje dhe është një situatë shumë e dëshpëruar për miliona njerëz ende të bllokuar”, shtoi ai. Kujtojmë se nga luftimet që po zhvillohen atje qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në përleshjet mes forcave rivale ushtarake

    Artikuj të ngjashëm

    56 të vdekur nga luftimet në Sudan

    Sudan: Miliona fëmijë në krizë të tmerrshme të ushqimit

    Shefi i OBSH-së përshëndet armëpushimin e arritur në Sudan

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.