Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Luana flet për herë të fundit për video-montazhen: Do vazhdoj të besoj në këtë botë

    07/10/2023 10:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, pak ditë më parë ka qenë pre e një mashtrimi keqdashës kibernetikë, kjo pasi në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një video e punuar me inteligjencë artificiale (AI), e cila prezantohej si një video intime e prezantueses.

    Pasi është vërtetuar edhe nga ekspertët që videoja ka qenë e montuar, Luana përmes një shkrimi të gjatë ka reaguar për herë të fundit në rrjetet sociale, duke apeluar te të gjithë që të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë, ku tashmë po përdoret kjo lloj teknologjie e re.

    Ky është shkrimi i saj i plotë lidhur me rastin:

    “Për ta lënë përfundimisht pas krahëve edhe këtë baltosje të radhës. Uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen dy të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!

    1. Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’i dhënë zë të gjitha vajzave (patjetër dhe djemve) që e kanë përjetuar e mund ta përjetojnë sërish këtë traumë, ju lutem mos heshtni, të ngrejnë zërin e tyre që mund t’ju duket i pafuqishëm por nuk është i tillë e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që i behet e aq më tepër këtij lloj abuzimi nga montazhet. Mos bini pre, kini kurajo, nuk je vetëm mos e harro kurrë këtë.

    2. Në të njëjtën kohë, uroj shumë të shërbej si shembull për shtetin e të ‘merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknikë të re (Inteligjencën artificiale).

    Unë do vazhdoj të besoj në këtë botë sërish, do vazhdoj t’ia dal sërish me ju në çdo hap. Ju falënderoj nga zemra për çdo falë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë. Shihemi të dielën, këtë herë më shumë buzëqeshje”, ka shkruar Luana Vjollca.

    Artikuj të ngjashëm

    Luana Vjollca shijon pushimet me paraqitje mahnitëse verore

    Luana Vjollca vjen me një mesazh emocionues nga Prekazi

    Luana Vjollca reagon për herën e fundit lidhur me videon erotike: E vërteta gjithmonë fiton

    Të Fundit

    Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

    Ky është vendi ku Engji dhe burri i saj e zgjodhën për “Muajin e Mjaltit” -PAMJE

    Qytetari nga Klina dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro brenda

    Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, ja emri “interesant” që i la djalit

    Erëra të forta, KEDS njofton për vendet që kanë mbetur pa rrymë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.