Magazina

Loredana sqaron raportin me Don Xhonin dhe lidhjen me Jozin: Është burri i vetëm që…

Pas publikimit të disa videove ku shfaqej pranë reperit Don Xhoni, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka vendosur të sqarojë raportin mes tyre.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka folur hapur si për miqësinë me artistin nga Drenica, ashtu edhe për marrëdhënien e saj të mëparshme me Jozin, me të cilin pati një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur për lidhjen e mundshme me Don Xhonin, Loredana tha se mes tyre nuk ka pasur asgjë më shumë sesa respekt dhe miqësi.

“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim, por të shohim në vazhdim”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, lidhur me Jozin, me të cilin ndau momente të afërta brenda “BBV 4”, Loredana nuk e fshehu që mes tyre ka ekzistuar një ndjenjë e vërtetë.

“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi, pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri-tjetrin, prapë emrat tanë kanë për t’u lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet e tij. I uroj suksese. Kemi pasur pak komunikim”, shtoi ajo me sinqeritet.

Back to top button