Magazina

Londrimi publikon projektin e ri, “rrëmbejnë” vëmendjen skenat e afërta me Dolcen

Këngëtari Londrim Mekaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “My Baby”.

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellë një surprizë për fansat, duke zgjedhur si protagoniste të videoklipit Dolcen, ish-konkurrenten e po të njëjtit edicion të reality show-t.

Kënga vjen me ritme moderne dhe që nga publikimi ka marrë komente pozitive në YouTube dhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë vlerësuar si melodinë ashtu edhe realizimin vizual të projektit.

Vëmendje të madhe kanë tërhequr skenat e afërta mes Londrimit dhe Dolces në videoklip, të cilat i kanë dhënë projektit një dimension më emocional dhe artistik.

Videoklipi nis me dyshen duke bërë xhiro me veturë, për të vazhduar më pas me skena të ndryshme që pasqyrojnë afërsinë dhe kiminë e tyre para kamerës. Në disa prej tyre shfaqen edhe momente intime, të cilat janë ndër më të komentuarat në rrjete sociale.

Me “My Baby”, Londrim Mekaj sjell një tjetër projekt në repertorin e tij muzikor, duke kombinuar muzikën me një videoklip të realizuar me kujdes, që ka zgjuar interes të madh te publiku.

VIDEO

Back to top button