Lajme
Lokalizohet zjarri masiv në Dabishec të Prishtinës

Zjarri masiv që përfshiu fshatin Dabishec të komunës së Prishtinës tashmë është lokalizuar.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
Shkodra njoftoi se për ta lokalizuar zjarrin ekipi i zjarrfikësve ishte në terren duke intervenuar për rreth katër orësh.
“Sa e kemi përfundu. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ka qenë në hapësirë malore, kanë intervenu stacioni i zjarrfikësave, perej orës 3:20 në orën 19:00”, tha Shkodra