Kosova është zyrtarisht shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, shkruan GazetaDemos.
Kosova mund të jetë mikpritëse e mijëra sportistëve dhe qytetarëve nga 26 shtetet e tri kontinenteve që preken nga Mesdheu, sepse tani zyrtarisht jemi shtet kandidat për organizimin e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare.
Por a e dini se Agron Zeqiri është duke ndërtuar qendër sportive të notit, dy pishina olimpike me pishina tjera përcjellëse, salla dhe vende akomodimi. Komiteti Olimpik i Kosovës, me president Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti, kanë bërë strategjinë dhe janë më këmbëngulës se kurrë, se Lojërat Mesdhetare do të organizohen në vitin 2030 në Kosovë.
Kosova aplikon për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ky ishte top lajmi i javës.
“Dukej e pabesueshme, por shumë shpejtë mund të bëhet realitet.
Kosova mund të organizojë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, të cilat vlerësohen si një prej ngjarjeve më të mëdha shumësportëshe në botë”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Gjithçka do të dihet me 8 shtator të këtij viti se a do t’i jepet apo jo Kosovës e drejta e organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Pishina olimpike që po ndërtohet
Pavarësisht kësaj, Kosova është në qendër të vëmendjes botërore, si shteti i ri aplikon për organizimin e Lojërave Mesdhetare, duke treguar se është e gatshme për përgjegjësi dhe organizime të mëdha.
Duke shprehur gatishmërinë, duke treguar se është një shtet që ka traditë sportive.
Komiteti Olimpik i Kosovës, me president Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti, kanë bërë strategjinë dhe janë më këmbëngulës se kurrë, se Lojërat Mesdhetare do të organizohen në vitin 2030 në Kosovë.