Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lladrovci publikon foto nga darka e PDK’së pas Konventës: Shokët na mungojnë

    03/07/2021 19:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës zgjodhi sot Memli Krasniqin kryetar të partisë. Për këtë, anëtarë të partisë po festojnë akoma. Disa prej tyre janë mbledhur për të darkuar së bashku.

    I pari i Drenasit, Ramiz Laladrovci, ka publikuar fotografi me bashkëpartiakët. Ai i uron suksese Krasniqit në detyrën e re. Thotë se i pret punë e madhe.

    “Na pret punë e madhe dhe rikthimi i fuqishëm në zgjedhjet lokale edhe në komunat tjera të Kosovës, duke i konfirmuar kauzat e lidhura ngushtë me interesin qytetar dhe Republikës së Kosovës, me zërin tonë të qartë, të sinqertë dhe të drejtë. Këtë mund ta arrijmë vetëm të bashkuar, ashtu sikur ishim sot në Konventë’, thotë Lladrovci.

    “Energjia e PDK-së, është e njohur për secilin që merret seriozisht me vlerat, kontributin dhe synimet e partive politike në vend, për kontributin e personaliteteve të saj gjatë shekullit të shkuar për çlirim dhe këto 22 vjet për shtetin dhe kombin”, shtoi ai.

    Ai kujtoi ish-kryetarët e partisë që ndodhen në Hagë.

    “Shokët na mungojnë por ata nuk presin nga ne të ligemi’, tha Lladrovci.

    Shkrimi i plotw i Lladrovcit nw Facebook:

    Pas Konventës së jashtëzakonshme, zgjedhjes së kryetarit të ri, Memli Krasniqit, së bashku vazhduam pa protokoll, rekapitullimin e kësaj dite, për konventat e mëhershme dhe kujtimet që nga themelimi i PDK-së. Ditë sa e rëndë aq e domosdoshme për ecjen përpara. Shokët na mungojnë por ata nuk presin nga ne të ligemi.

    Energjia e PDK-së, është e njohur për secilin që merret seriozisht me vlerat, kontributin dhe synimet e partive politike në vend, për kontributin e personaliteteve të saj gjatë shekullit të shkuar për çlirim dhe këto 22 vjet për shtetin dhe kombin.

    Na pret punë e madhe dhe rikthimi i fuqishëm në zgjedhjet lokale edhe në komunat tjera të Kosovës, duke i konfirmuar kauzat e lidhura ngushtë me interesin qytetar dhe Republikës së Kosovës, me zërin tonë të qartë, të sinqertë dhe të drejtë. Këtë mund ta arrijmë vetëm të bashkuar, ashtu sikur ishim sot në Konventë.

    Suksese Memli. Faleminderit prof. Enver. Na priftë e mbara!

    Artikuj të ngjashëm

    “Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik”, Anita për Ramushin

    Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    Lidhësja e djepit i rrëshqiti deri te qafa, detaje nga vdekja e foshnjës 9 muajshe

    Të Fundit

    “Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik”, Anita për Ramushin

    Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    Lidhësja e djepit i rrëshqiti deri te qafa, detaje nga vdekja e foshnjës 9 muajshe

    Osmani dekoron me medalje bashkatdhetarët në SHBA, që kontribuan për liri

    Durmishi me detaje për urat në Veri “minutë pas minute”: Në shtator do të kalojmë me vetura

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.