Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lladrovci: Leotrimi do të japë mesazh për dhimbjen e thellë për 1.432 fëmijët e vrarë në Kosovë

    18/06/2024 20:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me rastin e zbulimit të shtatores së Leotrim Ahmetit në Skenderaj, i vrarë nga forcat serbe më 1998, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosi kurora me lule bashkë me nënën heroinë, Shukrie Ahmeti.

    “Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, vendosa lule të freskëta me nënën heroinë Shukrie Ahmeti, pranë shtatores së Leotrim Ahmetit, i cili ndërroi jetë më 11 shtator 1998, në moshën shtatë vjeçare. Leotrimi ishte biri i dëshmorit të UÇK-së, Malush Ahmeti nga Rezalla heroike, i cili ra në altarin e lirisë më 15.5.1999”, ka shkruar Lladrovci.

    Ai ka deklaruar se “kjo shtatore, ashtu sikur dialogu i fundit i Leotrimit me nënën Shukrie, janë mesazhe të gjithmonshme që kurrë të mos harrohet sakrifica e popullit tonë liridashës, as veprat makabre të okupatorit serb. Është amanet për ta fuqizuar e ndërtuar shtetin i cili do të jetë në mbrojtje të lirisë e jetës së qytetarëve”.

    “Leotrimi nga Skenderaj, do ta japë mesazh për dhimbjen e thellë për 1.432 fëmijët e vrarë në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, do të jetë kujtesë për rrugën tonë deri te liria dhe vlera e çlirimit nga okupatori serb. Përjetësimi i Leotrimit në bronz, është vepër që do të jetojë në kujtesën e kombit më gjatë se secili nga ne”, ka theksuar në fund kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

    Artikuj të ngjashëm

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.