Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se përpjekjet e kryetarit të saj, Memli Krasniqi, për të ruajtur unitetin brenda PDK-së “do të mund t’i mbajë”.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në degën e PDK-së në Drenas, ku bashkëpartiaku Petrit Hajdari ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet lokale, Lladrovci tha:
“Kryetari i PDK-së po mundohet me mbajtë një balanc që s’ka me mujtë me mbajt. Ata që i kanë dalë në një subjekt tjetër, e kanë luftu Partinë Demokratike, ia kanë humbur të paktën 7 asambleista, e kanë dërguar partinë në balotazh dhe ne si rezultat e kemi humbur edhe Shtimën. Mos me pasë qenë Drenasi, e kishim fitu Shtimën, mos të them edhe ndonjë komunë tjeteër. Ata të cilët nuk janë pajtuar me punën”, deklaroi Lladrovci në “Rubikon” të Klan Kosovës.