Çështja e kandidaturave për zgjedhjet e 12 tetorit, ku situata në Partinë Demokratike ka nisur të bëhet interesante e për këtë foli Ramiz Lladrovci.
Në këtë parti, ambicie ka shprehur edhe Petrit Hajdar, por tani mbetet të konfirmuar se kush përfundimisht do t’ia mësyjë garës për të parin e Drenasit.
Lladrovci në Klan Kosova, u shpreh shumë i bindur se vetëm ai do të jetë kandidat.
“Unë çdo kandidat që i hyn garës e vlerësoj, por kandidat për kryetar komune në Drenas ka veç një dhe ai jam unë”, deklaroi Lladrovci në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai tha se e ka ngritur PDK-në në nivelet më të larta në qeverisjen lokale.