Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart deklaratën e sotme të ish-presidentit Thaçi në Hagë.
“Përgjithmonë krenar me UÇK-në, përgjithmonë krenar me bijat e bijtë më të mirë të kombit që u rreshtuan krah frymës çlirimtare, frymës së rilindur skenderbejane”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Heroi i luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës që u kurorëzua me çlirim nga Serbia.
Përgjithmonë krenar me UÇK-në, përgjithmonë krenar me bijat e bijtë më të mirë të kombit që u rreshtuan krah frymës çlirimtare, frymës së rilindur skenderbejane!/Demos/