Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lladrovci godet Qeverinë për mbylljen e “Feronikelit”: Injorimi i nivelit qendror po rrezikon qindra vende pune!

    01/04/2025 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës për mungesën e përkrahjes ndaj “Feronikelit”, kompani e cila po përgatitet për ndërprerje afatgjatë të punës.

    Në një takim me Faruk Beqirin, drejtorin e “Feronikelit”, dhe Shpend Gudaqin, udhëheqësin e Zyrës për Ndërlidhje me Komunitetin, Lladrovci u informua për vendimin e kompanisë për zvogëlimin e numrit të punëtorëve dhe ndaljen e furrës elektrike, një aset kyç në prodhim.

    “Ky nuk ishte takim për suksesin ekonomik, por për planin e ndërprerjes afatgjatë të punës. Për shkak të çmimit të papërballueshëm të energjisë dhe çmimit të ulët të nikelit, kompania ka pësuar humbje të mëdha për dy vite. Përkundër kësaj, ka mbajtur pjesërisht punëtorët, por tani detyrohet të bëjë shkurtime të mëdha”, tha Lladrovci.

    Ai theksoi se Feronikeli është punëdhënësi kryesor në Drenas, me 814 punëtorë direkt të angazhuar dhe qindra të tjerë që punojnë në kompani kontraktuese. Mbyllja e saj do të kishte pasoja të rënda sociale dhe ekonomike.

    Lladrovci kritikoi Qeverinë për mungesën e përkrahjes ndaj këtij gjigandi industrial. Ai krahasoi situatën me vendet e rajonit, ku qeveritë përkatëse po ndihmojnë kompani të ngjashme me subvencione.

    “Për dallim nga qeveritë e rajonit që mbështesin fabrikat e tyre, Qeveria e Kosovës ka treguar injorim të plotë. Edhe Bordi i KPMM-së nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për licencat e kompanisë. Kjo është e papranueshme!” – deklaroi kryetari i Drenasit.

    Lladrovci gjithashtu kërkoi që, përpara ndalimit të prodhimit, kompania të mbulojë skorien, e cila paraqet rrezik për ambientin dhe shëndetin publik.

    Kryetari i Drenasit paralajmëroi se mbyllja e “Feronikelit” do të rrisë papunësinë në komunë dhe do të detyrojë punëtorët e kualifikuar të largohen nga vendi. Ai i bëri thirrje Qeverisë që të ndërhyjë urgjentisht për të ruajtur vendet e punës dhe për të garantuar funksionalizimin e furrës elektrike.

    “Shpresoj të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e punës në këtë gjigant të industrisë kosovare!” – përfundoi Lladrovci

    Artikuj të ngjashëm

    Lladrovci: Ngushëllime familjes Mulaj për humbjen e të riut nga aksidenti në Terstenik

    Lladrovci për Ali Ahmetin: Shembulli më i ndritur si mbrohet dhe lartësohet kombi, gjuha dhe flamuri

     Lladrovci: Rruga Komoran – Drenas – Skenderaj s’do të zgjerohet, Qeveria nuk ka vullnet

    Të Fundit

    Një person gjendet pa shenja jete në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

    Kamberi takon ambasadorin e BE-së në Beograd, i tregon për pengesat që shqiptarët i kanë atje

    Ronaldo me shokë mposhtin Gjermaninë dhe sigurojnë finalen e Ligës së Kombeve

    Konfirmohet rasti i parë i murtajës te bagëtitë e imta në Shqipëri

    Avonet: Komuna e Prishtinës t’i kthejë mjetet e inkasuara kundërligjshëm nga qytetarët te “Pastrimi”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.