LajmeLIVEZgjedhjet 2025
Lladrovci duket se do ta marrë Drenasin pa balotazh, po prin me mbi 51%
Ramiz Lladrovci po prin me mbi 51% në Drenas. Ndërkaq, kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari, ka mbi 37%.
Lladrovci më herët ka shpallë fitoren e tij dhe ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij.
‘’Faleminderit shumë, dhe iu kisha ftu që edhe nëse festoni, festoni me qetësi dhe dashuri sepse të gjithë qytetarët që janë kanë në garë kundër neve, janë qytetarë të Drenasit, dhe unë jam kryetar për të gjithë qytetarët e Drenasit. I ftoj të gjithë ata që janë kanë në garë me neve i pres në zyre të mërkurën, sepse sonte do të vazhdojë rrugën për ta mbështet kombëtaren tonë për fitoren në Suedi’’, ka thënë ai.