Liverpooli e ka fituar derbin e madh anglez ndaj Manchester Cityt të dielën.
Në kuadër të javës së 13-të të Premier Leagues, Liverpooli triumfoi me rezultatin 2:0 ndaj Cityt.
Për Cityn kjo ishte ndeshja e shtatë rresht pa fitore. Në mesjavë në Ligën e Kampionëve, City u ndal në barazim nga Feyenoordi me rezultatin 3:3.
Ndërsa për Liverpoolin kjo ishte ndeshja e katër rresht e fituar.
Golin e parë e realizoi sulmuesi holandez, Cody Gakpo në minutën e 12-të.
Për 2:0 nga penalltia realizoi Mohamed Salah në minutën e 78-të.
Liverpooli është në ecuri të mirë të rezultateve. Është në pozitën e parë në tabelë me 34 pikë. City është në vendin e pestë me 23 pikë.
Në pozitën e parë, Liverpooli është edhe në Ligën e Kampionëve me 15 pikë të fituara.