Lajme

Lista Serbe shpall fitoren në Graçanicë

Lista Serbe ka shpallur fitore në Graçanicë, komunë në afërsi të Prishtinës. Nga kjo listë thanë se kandidati i saj, Novak Zhiviq, ka marrë 7.115 vota.

“E kemi dëshmuar unitetin, bashkimin dhe përgjegjësinë ndaj partisë, shtetit dhe popullit tonë”, tha Zhiviq gjatë një konference për media në Graçanicë, në selinë e Listës Serbe.

“Dua të theksoj se shteti i Serbisë do të jetë i pranishëm edhe më shumë dhe edhe më fuqishëm në Kosovë dhe në Graçanicë, së bashku me ju, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, shtoi ai.

Sipas rezultateve preliminare, në këtë komunë janë numëruar 88.24 për qind të votave dhe Zhiviq ka 61.88 për qind të votave. I dyti është Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare me 25.61 për qind.

Back to top button