Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiqi, bashkë me Igor Simiq e Milan Radojeviq takuan të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, atë të Austrisë Johannes Eigner dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan nevojën që urgjentisht të formohet Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.
Sipas krerëve të kësaj partie, në këtë takim u theksua edhe nevoja që sipas tyre të ndalet shtypja e popullit serb.