Lajme

Lista Serbe nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Basha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thirrur në takim kryetarët e subjekteve politike parlamentare, ku temë diskutimi janë përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit.

Në takim tashmë janë prezentë të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përpos atyre të Listës Serbe.

Ndërkaq, Presidentja Vjosa Osmani, ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit për të mërkurën nga ora 12:00.

Nëse të mërkurën konstituohet Kuvendi i plotë, atëherë Vetëvendosje duhet të dërgojë emrin e të mandatuarit për kryeministër te presidentja, pastaj kjo e fundit duhet të thërrasë seancën për formimin e Qeverisë së re.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button