sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lista “Guxo” dhe VV garojnë ndaras në Ferizaj

    06/07/2021 15:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Balton Dërguti, përfaqësues i Listës Guxo në Ferizaj ka thënë sot se kjo iniciativë do të kandidojë me listë të veten për asamble. Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se nuk do të garojnë me VV-në në një listë të përbashkët për këtë komunë.

    Ndër të tjera, Dërguti deklaroi se u është premtuar se Lista “Guxo” do të krijonte strukturat e veta, pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit.

    “Siç e dini në zgjedhjet nacionale ne kemi garuar në një listë me VV-në sepse ishte një kohë e shkurtë dhe nuk kishim kohë për të krijuar subjektivitetin e partisë sonë. Kështu të gjithë anëtarët e Listës Guxo u futëm në listat e VV-së. Na u premtua se menjëherë pas zgjedhjeve nacionale do të mbahen takime për krijimin e degëve dhe strukturave të partisë”, ka thënë ai.

    Dërguri theksoi se tashmë kanë kaluar katër muaj qysh nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale dhe se nuk është marrë ende asnjë vendim për krijimin e strukturave të iniciativës “Guxo”.

    “Janë bërë më shumë se katër muaj dhe përveç deklarimeve publike se Lista Guxo nuk do të shkrihet në VV, nuk e dimë pse deri më tani nuk është marrë asnjë hap për krijimin e subjektivitetit të partisë sonë. Kjo kërkesë nuk është vetëm në Ferizaj por edhe në vendet tjera. Pritjes në Ferizaj i ka ardhur fundi dhe e dimë që që vetëm deri më datë 15 kemi kohë për aplikim. Për zgjedhjet në asamble ne do të garojmë si asamblistë të Listës Guxo, teksa e kemi lënë të hapur mundësinë nëse do të garojmë me një kandidatë për kryetar të komunës”, deklaroi ai.

    “Ne po dojmë që listën për asamble ta kemi të veçantë, që të kemi një identitet tonë dhe që emrat e listës të vendoset edhe emri “guxo”. Ne nuk po bëjmë ndarje me Vetëvendosjen por vetëm po duam që të kemi kandidatët tonë për asamble”, ka thënë Dërguti.

    Ndër të tjera ai konfirmoi se për këtë çështje kanë kontaktuar edhe me ushtruesen e detyrës së kryetares së Listës “Guxo”, Donika Gërvalla.

    “Ne jemi dakorduar që znj. Gërvalla të jetë për momentin ushtruese e detyrës së kryetares së listës. Zëvendësimi më i mirë ka qenë që të jetë Donika Gërvalla. Ne e njohim Donikën dhe e respektojmë maksimalisht. Ne një takim me znj.Gërvalla dhe z.Faton Peci ia kemi shfaqur që ne nuk kemi gatishmëri që të hyjmë në një listë me LVV-në. at ana thanë që do ta mbajmë një takim ku do të vendoset se si do të shkohet në zgjedhje, por ky takim ende nuk është mbajtur”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky deputet i VV-së do të votojë votojë pro Trustit

    Tërheqja e mjeteve të Trustit, deklarohen nga Vetëvenosja

    A e refuzoi Vetëvendosje planin franko-gjerman me videon e Kurtit të 2007-ës?

    Të Fundit

    BE zbaton sot vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse

    Në Shqipëri zhduken 36 të mitur nga Siria dhe Irani

    Pagat e policëve s’u rritën, paralajmërohet ankesë (VIDEO)

    Kurti pret në takim bashkëthemeluesin e Departamentit të Psikologjisë në UP, Moshe Landsman

    Kandidati i Nismës për kryetar komune tallet me Kurtin (VIDEO)

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.