Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lirohet nga akuza për korrupsion ish-drejtori komunal i Shtërpcës

    11/09/2023 11:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për korrupsion, Dimitrije Reciçeviq, ish-drejtor pranë Drejtorisë për Planifikim, Rindërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Shtërpcës.

    Sipas aktgjykimit të shpallur të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Habib Zeqiri, nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit, për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” është refuzuar akuza, pasi që prokurori gjatë shqyrtimit gjyqësor është tërhequr nga akuza për këtë vepër penale.

    I dëmtuari Vehbi Salihu, është udhëzuar në kontest civil, ndërsa shpenzimet e procedurës bien në barrë të kësaj gjykate.

    Sipas aktakuzës së ngritur në korrik të vitit 2020, Dimitrije Reciceviq ngarkohet se nga 18 nëntor 2015 e deri më tani, në Shtërpcë, në cilësinë e personit zyrtar, si drejtor pranë Drejtorisë për Planifikim, Rindërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Shtërpcës, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret të dëmtuarit Vehbi Salihu.

    Në aktakuzë thuhet se edhe përkundër faktit se sipas vendimit të 13 tetorit 2018 i lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka qenë i obliguar që të njëjtit t’ia lëshojë lejen ndërtimit meqë i ka plotësuar të gjitha kushtet për leje në parcelën në vendin e quajtur “Orlovica”, në sipërfaqe prej 300 m2, e cila udhëhiqet me certifikatën e pronës, i njëjti me dashje nuk kryen detyrat e tij të domosdoshme të përcaktuara me ligj, duke i kërkuar të dëmtuarit që të plotësojë edhe disa kushte të tjera e të cilat kushte nuk iu janë kërkuar pronarëve të tjerë në parcelat në afërsi të dëmtuarit, të cilët veç kanë ndërtuar objektet e tyre.

    Me këtë, i njëjti ngarkohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 2, nënparagrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

    Sipas pikës së dytë të aktakuzës, gjatë periudhës kohore si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, në Shtërpcë, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, si drejtor pranë Drejtorisë për Planifikim, Rindërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Shtërpcës, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme i ka mohuar të drejtat e parapara me Kushtetutë, ligj dhe akte nënligjore të dëmtuarit Vehbi Salihu.

    Në aktakuzë thuhet se këtë e bëri në atë mënyrë që të njëjtit nuk i ka lëshuar leje të ndërtimit në parcelën në vendin e quajtur “Orlovica”, edhe përkundër faktit se i njëjti i kishte plotësuar të gjitha kushtet e parapara për leje ndërtimit, përderisa personave të tjerë nën të njëjtat kushte ua ka dhënë favore dhe iu ka mundësuar ndërtimin e vilave në të njëjtin vend, duke cenuar kështu barazinë dhe të drejtat e qytetarëve.

    Me këtë ka kryer veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./BetimipërDrejtësi

    Artikuj të ngjashëm

    Lirohet ish-deputeti i VV-së që u ndalua në Merdarë nga autoritetet serbe

    22-vjeçari kapet me tri qese marihuanë në Ferizaj, lirohet në procedurë të rregullt

    20 ditë paraburgim për qytetarin nga Ferizaj, dyshohet për dhunë në familje

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.