Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.
Gjykimi i Krasniqit do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Mirëpo i njëjti nuk do të lejohet t’i afrohet disa dëshmitarëve të rastit, siç e ka vënë kushtin gjykata, për lirimin e tij nga paraburgimi.
Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit. Rasti përfshin dy kontrata njëburimore në vlerë 3.5 milionë euro.