Lirohen në shtëpi çifti që arritën të shpëtonin nga tragjedia në Bullgari

Dy nga tre të mbijetuarit që kanë marrë rrugë sot nga Sofja për në Shkup janë të fejuarit që kanë arritur të shpëtojnë nga tragjedia e 23 nëntorit me autobus në Bullgari.

Medina dhe Lulizimi mbahen dorë për dorë duke iu gëzuar fatit që lindën për së dyti, shkruan Alsat.

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 3 pas mesnate në Bullgari javë e kaluar, ku mbetën të vdekur 45 persona, pasi një autobus që po kthehej nga Turqia për në Maqedoni të Veriut u përfshi nga flakët.

Sipas raportimit të mediave, në mesin e viktimave kanë qenë edhe 12 fëmijë.

Reklama