Ish futbollisti i njohur kosovar, tashmë trajneri, Liridon Leci ka paditur analisten Zana Avdiu në gjykatë për fyerje.
Liridon Leci dhe Zana Avdiu ishin të ftuar mbrëmë në emisionin “Favorit” për të diskutuar për ndeshjen Serbi – Zvicër, sidomos për gjestin e Granit Xhakës – për të cilën Avdiu shkroi një status, duke e cilësuar gjestin si akt prej një rrugaçi.
Leci kishte debat të ashpër me Avdiun në lidhje me statusin dhe sot ka njoftuar se e ka paditur atë për fyerje.
“Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar nê gjykatë sa i përket parashtrimit tê padisë për fyerje nga Zana Avdiu”, ka njoftuar Nasuf Hasani, avokati i tij.
Ja postimi: