Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Liqeni i Badocit është pranë arritjes së kuotës maksimale të kapërderdhjes.
Sipas të dhënave statistikore të KRU “Prishtina”, liqeni i Badocit është katër metra pranë kapërderdhjes, shkruan GazetaDemos.
Në anën tjetër, liqeni i Batllavës mbetet në kuotën maksimale.
Me këtë rast, KRU “Prishtina” ka bërë thirrje për mbrojtje të burimeve të ujit.