Një person është arrestuar mbrëmë në qytetin e Lipjanit, rreth orës 20:30.
Sipas raportit të Policisë, e dashura e të dyshuarit ka raportuar se ai e kishtë kërcënuar atë se do ia tregoj disa fotografi intime familjarëve të saj nëse nuk ia jep 70 mijë euro.
Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Lipjan 03.07.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.