Lajme

Limaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Nanos: Pa të pozita e shqiptarëve nuk do të ishin ato që janë sot

Për vdekjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, ka reaguar edhe i pari i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj e cilësoi Nanon si ikonë të politikës shqiptare, e që sipas tij, ai i shërbeu me përkushtim demokracisë dhe mirëqenies së shqiptarëve në tërësi.

“Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Kryeministrit Fatos Nano! Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryeministrit Fatos Nano, ikonë e politikës shqiptare që shërbeu me përkushtim demokracisë dhe mirëqenies së shqiptarëve në tërësi”.

“Pa kontributin e Kryeministrit Nano, as Shqipëria dhe as pozita e shqiptarëve në Kosovë e në rajon nuk do të ishin ato që janë sot. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit dhe mbarë politikën shqiptare. Familja humbi njeriun e zemrës, ndërsa Shqipëria humbi një burrë shteteras. Lamtumirë, Kryeministër!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button