Lajme

Limaj – qytetarëve: Sot do të vendosni se në dorën e kujt do ta lini vendimmarrjen për Kosovën

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e ditës së sotme për procesin demokratik në Kosovë.

Ai ka deklaruar se kjo është dita kur çdo qytetar ka mundësinë të vendosë për të ardhmen e shtetit.

“Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t’i dhënë një mundësi, shpresë zhvillimit të shtetit të Kosovës. Shpresoj që çdo qytetar i Kosovës do të vendos për funksionimin e shtetit. Sot do të vendosni se në dorën e kujt do ta lini vendimmarrjen për Kosovën”, ka thënë Limaj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button