Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka prezantuar sot përforcimin më të ri të kësaj partie.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se anëtari më i ri i kësaj parti është Flamur Vojvoda.
Ai ka treguar se Vojvoda është stomatolog i njohur.
“Mirë se vjen në NISMA Socialdemokrate z.Flamur Vojvoda! Biografi e shkurtër e z. Flamur Vojvoda. Flamur Vojvoda, jeton në Mitrovicë, ka studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe është Doktor i Stomatologjisë. Ushtron profesionin e stomatologut në Mitrovicë. Mbi 14 vite mësimdhënës i suksesshme në drejtimin e stomatologjisë. Për një periudhë kohore ka shërbyer si anëtar i këshillit drejtues të shkollës së mesme të mjeksisë. NISMA është kthyer në shpresë për të gjithe si dëshmi e vlerave kombëtare e shtet ndërtuese”, ka shkruar Limaj.