Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli edhe për takimet me Albin Kurtin.
“Do të ketë edhe takime të tjera. Nuk është korrekte të flas. Kemi opsione, asnjë nga ato që është folur në media nuk është. Me shumë kemi biseduar tema programore, politike, diplomatike, të sigurisë. Në tavolinë ka opsione. Nuk mund të shkojmë atje deri sa të ketë diçka”, tha Limaj.
Limaj komentoi edhe kërkesën e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
“Kërkesa e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese e ndihmon procesin edhe të konstituimit të Kuvendit, por edhe për në të ardhmne. Qëndrimi i Nismës është që ne nuk besojmë në zgjidhje parciale. Ne duam një shumicë qeverisëse, e cila e konstiuon edhe kuvendin, edhe e krijon qeverinë. Nisma nuk do të jetë kontribuese në procese që dërgojnë në zgjedhje”, tha Limaj.