Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një reagim të shkurtër në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Ai tha se “e keqja ka emër-Albin Kurti”.
Ky reagim i tij erdhi menjëherë pas intervistës së dhënë nga kreu i Nisma-s , Fatmir Limaj se nuk ka vija të kuqe as për Vetëvendosjen as për partitë e tjera në lidhje me koalicion të mundshëm.
Mundësia që Limaj të lidh koalicion me Kurtin e bëri Haradinajn që të reagoi edhe njëherë.
Fatmir Limaj refuzoi të thotë se ka vija të kuqe ndaj Vetëvendosjes apo partive opozitare për të ndërtuar qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Limaj, tha se sa i përket “çështjeve nacionale” ai s’ka ndasi.
“Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj