Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në tubimin zgjedhor në Suharekë falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, ku dhe prezantoi slloganin, shkruan GazetaDemos.
“Faleminderit shumë për këtë energji pozitive që po shfaqët këtu në këtë sallë. Shpresoj që me këtë energji të vazhdojmë edhe në qendra të tjera. Sllogani ynë për Kosovën fituese edhe këtu, si në Gjakovë, ilustrohet dhe preket. Ky është momenti për të shpalosur atë që kemi si sllogan,” tha ai ndër të tjera.
Limaj gjithashtu foli për punën e kryetarëve të Suharekës.
“Ne krijojmë kushte dhe kjo është Kosova fituese. Ne kemi punuar nga zero për ta ngritur atdheun tonë,” shtoi ai ndër tjerash.