Kreu i subjektit politik NISMA, Fatmir Limaj ka takuar qytetarët e Fushë Kosovës.
Limaj ka thënë se është duke u rritur dhe fuqizuar vazhdimisht, gjë që do të ndikoj që kjo parti të rikthehet si një fuqi parlamentare.
Postimi:
📍Sot pata kënaqësinë të vizitoj Fushë Kosovën së bashku me kryetarin e degës, Driton Ademin. Gjatë takimeve me qytetarët e bashkëluftëtarët, dëgjova shqetësimet e tyre dhe u ndjeva frymëzuar nga angazhimi i tyre.
✅NISMA po rikthehet si një fuqi parlamentare, duke u fuqizuar dhe rritur vazhdimisht. Ky progres na motivon të punojmë me përkushtim për të mirën e shtetit tonë.