Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një akademi përkujtimore në Malishevë ka nderuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat kanë ndërruar jetë pas luftës.
Limaj përgëzoi degën OVL-UÇK në Malishevë për organizimin, siç tha ai, “për faktin se veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare”.
Postimi i plotë:
Në vendlindjen time, aty ku secili është edukuar e rritur bashkë me motivin për të nderuar pa dallim, gjithë ata që kanë dhënë kontribut fisnik në luftën për liri.
Akademia Përkujtimore në të cilën sot mora pjesë në Malishevë, në thelb kishte përkujtimin e nderimin për të gjithë veteranët e UÇK’së që kanë humbur jetën pas mbarimit të luftës.
Përgezime për kryetarin Kastrati dhe degën e OVL UÇK’së në Malishevë për këtë organizim sa nderues aq edhe madheshtor