Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Limaj: Kurti tha dua partneritet në qeverisje, i thash mbylle këtë temë – s’jam i interesuar

    11/06/2025 21:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur se është i gatshëm t’ia votojë qeverinë Albin Kurtit.

    Limaj është shprehur se i tha Kurtit se tri votat e deputetëve do të shkonin për të për siç tha, “400 mijë njerëzve që kanë votuar – vendit tim, jo ty”.

    “Nëse i doni numrat, po e mbyllim s`kemi nevojë me çu ma gat temën merri numrat e mijë, unë shkoj ta votoj qeverinë e pakicës edhe rri në opozitë. Sepse nuk dua për tri vota me vu në siklet, nuk e shantazhoj kryeministrin. Kurrë se bëjë atë punë për vendin tim. Unë e di që kanë vota tjerët se bëjë këtë kurrë, kështu u kanë e mbyllim temën”.

    “400 mijë njerëzve po ua fali 3 votat, 400 mijë njerëzve që kanë votuar, vendit tim jo ty. Nëse ke mbet në tri votat e mija, unë dal në parlament e jap shpjegimin tim pse po ta votoj qeverinë por nuk vijë në qeveri. Po i donë votat, rrimë në opozitë dhe të mbikëqyrim”, tha Limaj në Rubikon.

    Limaj bëri të ditur se në takimet që ka pasur me Kurtin, ky i fundit i ka kërkuar partneritet në qeveri, por se ai ka refuzuar me arsyetimin që do që Nisma të jetë në opozitë.

    “Albin Kurti më ka thënë po dua partneritet, i kam thanë mbylle këtë temë se nuk i kthehem më kësaj teme. Kurti ja ka nisë me fol për qeverisje, partneritet në qeverisje, me shumë korrektësi. Në bisedë e sipër, i kam ndërhy për korrektësi se Kurti nuk e ka ditë çka mendoj edhe nuk doja me lodhë në atë temë. Ka qenë bisedë shumë konstruktive. Mos u lodh në këtë temë se nuk jam i interesuar për qeverisje, në këtë fazë”, tha më tej Limaj

    Artikuj të ngjashëm

    Limaj – Haradinajt: I kam thanë Memli Krasniqit i ke tre votat e mia, por s’u bë, qysh e paskam zbehë opozitën?

    Limaj: Porosia e qytetarëve me votë ka qenë që duhet bashkëqeverisje

    Izmaku: Kryeparlamentari s’është çështje emërimi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.