Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se krerët e shtetit të Kosovës janë zotuar për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Limaj ka kritikuar mënyrën e trajtimit të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke theksuar se tri krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit si një kusht për anëtarësim në KiE.
Ai teka ka përmendur letrën e dërguar nga ministrja e Jashtme për këtë, e ka konsideruar si një “tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit”, që ka për qëllim të krijojë konfuzion te mekanizmat ndërkombëtarë dhe të dëmtojë procesin e integrimit të Kosovës.
“Presidentja është zotuar tre krerët e shtetit janë zotuar, kur nuk iu ka funksionuar kjo letër ministrja e jashtme në mënyrë militante bën veprimin e natës së parë presidentja nuk është duke e kontestuar këtë letër. Janë zotuar para organeve për implementim të Asociacionit kanë tentuar ta bëjnë një lojë në natën e fundit kjo tregon papjekurinë politike, pa njohurinë diplomatike, tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit me i vendos në lajthitje mekanizmat ndërkombëtarë”, ka deklaruar Limaj.