Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova fituese është ajo e cila ka vepra dhe jo fjalë.
Limaj ka renditur projektet që janë kryer kur ata ishin në qeverisje, siç janë autostradat, aeroporti i Prishtinës, ushtria e shumë vepra të mëdha për Kosovën.
“Kosova fituese ka ardhur deri këtu me vepra dhe ashtu do ta vazhdojmë me vepra. Kosova fituese ka ardhur me vepra të mëdha në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Veprat sjellin krenari, ato janë të matshme. Kosova fituese ka gra e burra që e dinë çka është fitorja, janë bashkuar, ne jemi vazhduar për t’i vazhduar veprat për Kosovën. Vota për numrin 137 është votë për të vazhduar veprat tona, ne e bëmë ushtrinë tonë, dhe tani do ta dërgojmë në NATO dhe koalicioni ynë do ta bëjë”, ka thënë Limaj.
Madje, Limaj ka thënë se ata tjerët, flasin për arsimin, por fëmijët e tyre s’i arsimojnë në Kosovë.