Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Limaj jep shpresë: Kosova së shpejti do t’i ketë institucionet

    04/06/2025 11:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ngërçi institucional nuk po sjell asgjë të re, pasi propozimi për formimin e institucioneve është përsëritur tashmë 26 herë. Sipas tij, zgjidhja qëndron në krijimin e një shumice parlamentare që do t’i japë fund bllokadës.

    “Tashmë që propozimi është bërë 26 herë, nuk besoj se ka diçka të re. Vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare,” ka deklaruar Limaj.

    Ai shtoi se Nisma Socialdemokrate ka ofruar një mundësi për të ndihmuar në krijimin e institucioneve, sepse vendi ka nevojë për funksionalitet, pavarësisht formës së konstituimit.

    “Nisma ka ofruar një mundësi për faktin se vendi ka nevojë të ketë institucione funksionale, pavarësisht se si krijohen ato. Ne kemi dashur të kontribuojmë, duke kuptuar nevojën për institucione, dhe duke qenë se ato mund të krijohen vetëm përmes një shumice parlamentare, ne si parti politike – me votën që kemi – kemi dashur të jemi të përgjegjshëm para qytetarëve të Kosovës,” tha ai.

    Në përfundim, Limaj u shpreh optimist, duke thënë se institucionet nuk do të vonojnë gjatë.

    “Jam i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e saj,” përfundoi Limaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Përfshihet nga zjarri një kamion, bllokohet nga kolonat autostrada Prishtinë–Pejë

    Vdes ish-Komandanti i Stacionit Policor në Vushtrri, Muhamed Alidemaj

    GOOOOOOL – Spanja e bën për “pesë pare” Francën, dy gola për tre minuta

    Të Fundit

    Përfshihet nga zjarri një kamion, bllokohet nga kolonat autostrada Prishtinë–Pejë

    Vdes ish-Komandanti i Stacionit Policor në Vushtrri, Muhamed Alidemaj

    GOOOOOOL – Spanja e bën për “pesë pare” Francën, dy gola për tre minuta

    E shtunë, 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢 – 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢, këngëtari 𝐆𝐨𝐥𝐝 𝐀𝐆, vjen me një paralajmërim

    Çollaku i ashpër me partitë politike: Shfaqjeje të turpshme, maskaradë politike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.