Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ligjin për zyrtarët publikë, shkruan GazetaDemos.
Ai thotë se ky ligj është cënim i të drejtës kushtetuese për punë dhe karrierë.
“Kjo përmbajtje e këtij ligji, ka nuanca abuzive retorike, të cilat në të ardhmen do krijojnë pasoja që s’do lejojnë ngritjen e një administrate profesionale, siç po aludohet në të rinjtë, e kualifikuar nga diaspora, të rinjtë e të rejat vendorë, femrat, që në fakt nuk kanë kufizime”, ka shkruar mes tjerash Berisha.
Ai poashtu ka potencuar se të rinjtë e kualifikuar po ikin për shkak të shanseve jo të barabarta e korrekte, por edhe kushteve dhe kritereve të shërbimit e zhvillimit në karrierë.
Postimi i plotë: