Projektligji për paga është miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. Për këtë Ligj kanë votuar 63 deputet me votën e tyre pro, deputetë të shumicës, shkruan GazetaDemos.
Qëllimi i këtij ligji është që të krijojë një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik, që përfshin parimet dhe rregullat për përcaktim të pagës në sektorin publik.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte i vetmi që abstenoi, ndërsa opozita nuk morri pjesë fare në votim pas vërejtjeve që i pati lidhur me koeficientin.
Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, pas votimit përmes një statusi në Facebook tha se Projektligji tashmë i miratuar hyn në fuqi në shkurt të 2023.
“Me 63 vota PRO kaluam Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publikë në lexim të dytë. Ligji hynë në fuqi nga muaji shkurt”, ka shkruar deputeti i LVV-së.
Nga shoqëria civile thonë se mbetet problem mospërcaktimi i vlerës monetare të koeficientit.