Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ligji i Pagave përplot me pakënaqësi, reagon edhe Sindikata e Administratës së Gjykatës në Prishtinë

    02/03/2023 12:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ligji i Pagave në sektorin publik ka shfaqur pakënaqësi të shumta.

    Pagat e pranuara për muajin shkurt ka bërë që zyrtarët publikë të kenë reagime të shumta ndaj “uljes” së pagave, e jo ngritjes siç pritnin këta të fundit.

    Në lidhje me këtë reagim pati edhe nga Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë raporton se është duke e përcjellë dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shpreh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficienteve të përcaktuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi siç thuhet në reagim, shumë pozita të të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficiente si dhe ulje të pagave në disa pozita.

    “Sindikata në vazhdim do i ndërmerr të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për t’i rishikuar gradimet dhe koeficientet e përcaktuar sepse jo që nuk kemi arritur paga të dinjitetshme siç pretendon Qeveria e Kosovës, po kemi pësuar ulje të pagave në disa pozita”, deklaron Naim Rrustemi, kryetar i Shoqatës Sindikale te Administratës se Gjykatës Themelore në Prishtinë me Degët e saja në Podujevë, Drenas, Lipjan dhe Graçanicë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rritja e pagës minimale, AAK dërgon në Gjykatën Kushtetuese ligjin

    Presidentes i kërkohet që të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale 

    Ligji i Pagave, MPB-ja e MF-ja konfirmojnë se po punojnë në evitimin e gabimeve

    Të Fundit

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.