Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës reagon pak para mbledhjes së ZRRE-së: Do të ndikojë drejtpërdrejt te qytetarët

    11/04/2025 09:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Ldhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj ka reaguar pak para mbledhjes së ZRRE-së, ku pritet të vendoset sot rreth tarifave për energjinë elektrike.

    Dreshaj tha se Lidhja e Bizneseve të Kosovës të shqetësuar kundërshtojnë propozimet për rritjen e këtyre tarifave.

    I njëjti shtoi se “çdo shtrenjtim i saj ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët, rrezikon prodhimin vendor dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”.

    “Kërkojmë nga ZRRE dhe institucionet relevante që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, duke u fokusuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës. Politikat energjetike duhet të jenë në funksion të zhvillimit dhe jo pengesë për të”, thuhet në reagim.

    Deklaratë Zyrtare:

    Kundër Shtrenjtimit të Energjisë Elektrike

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës, në emër të anëtarësisë së saj dhe komunitetit të gjerë të biznesit në vend, shpreh shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e qartë ndaj propozimeve për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Energjia elektrike është shtyllë themelore e funksionimit të ekonomisë kombëtare. Çdo shtrenjtim i saj ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët, rrezikon prodhimin vendor dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Në vend të barrës shtesë, ekonomia jonë ka nevojë për politika që nxisin rritjen, fuqizojnë konkurrencën dhe mbështesin sektorin privat.

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka adresuar zyrtarisht shqetësimet e saj pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar që të merren në konsideratë ndikimet negative që rritja e tarifave do të kishte në sektorin e prodhimit, shërbimeve dhe mirëqenien sociale.

    Kërkojmë nga ZRRE dhe institucionet relevante që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, duke u fokusuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës. Politikat energjetike duhet të jenë në funksion të zhvillimit dhe jo pengesë për të.

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave të bizneseve dhe në angazhimin aktiv për një ekonomi të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.