Në kushtet e rrezikut të shtuar nga zjarret në shumë komuna të vendit, Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) u bën thirrje të gjitha kompanive dhe bizneseve që posedojnë mjete, pajisje apo kapacitete ndihmëse, që të kontribuojnë në parandalimin dhe ndaljen e përhapjes së zjarreve që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe pasurinë natyrore të Kosovës.
Thirrja e plotë:
Ftojmë të gjitha kompanitë që t’u dalin në ndihmë komunave dhe qytetarëve për ndaljen e zjarreve
Në kuadër të rrezikut të shtuar nga zjarret në shumë komuna të vendit, Lidhja e Bizneseve të Kosovës u bën thirrje të gjitha kompanive që kanë mundësi dhe pajisje të përshtatshme, që të kontribuojnë me ndihmë konkrete për të ndaluar përhapjen e zjarreve që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe natyrën tonë.
🔧 Pajisje, 🚜 mjete logjistike, 👷 staf ndihmës apo çdo formë mbështetjeje janë të domosdoshme dhe të mirëseardhura në këtë situatë emergjente.
🤝 Solidariteti i bizneseve mund të bëjë një lehtësim për përpjekjet e zjarrfikësve dhe autoriteteve komunale.
⸻
🇽🇰 Ta ruajmë dhe ta mbrojmë vendin tonë – bashkë ia dalim!