Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe komuna e Rahovecit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim

    25/10/2024 14:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot, në Rahovec, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, zBesart Dreshaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit , Smajl Latifi, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit.

    Kështu ka njoftuar Lidhja e Bizneseve të Kosovës.

    Njoftimi

    Sot, në Rahovec, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit , z. Smajl Latifi, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një marrëdhënieje formale mes dy institucioneve. Lidhja e Bizneseve të Kosovës gjatë këtij takimi u përfaqësua nga Besart Dreshaj– Kryetar, Hashim Deshishku dhe Adem Gecaj- kompania Stone Castle Memorandumi synon krijimin e një platforme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret mes Komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve vendore dhe turizmit, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset, dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm biznesor në Rahovec. Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë: – Promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore; – Lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve; – Avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit; – Promovimin e transparencës në proceset vendimmarrëse komunale; – Koordinimin në zhvillimin e politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve; – Angazhimin e bizneseve në adresimin dhe shqyrtimin e sfidave administrative dhe ligjore. Kryetari Latifi dhe kryetari Dreshaj theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të përhershëm, duke shprehur përkushtimin e tyre për bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës, në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Ky Memorandum shënon një fillim të ri në angazhimet e përbashkëta për përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe përkrahjen e bizneseve në Rahovecit.

    Artikuj të ngjashëm

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruan memorandum me Fakultetin Ekonomik

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës kundër vendimit që bizneset të mos punojnë të dielën

    Pas “shpërthimeve” publike, po rikthehet në muzikë Fjolla Morina?

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.