Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i ka bërë thirrje popullit iranian të mos dorëzohet para presioneve, duke thënë se frika nga armiku vetëm do t’i forcojë ata.
Në një postim në platformën X, Khamenei theksoi: “Nëse armiku ndjen se ju i frikësoheni, nuk do t’ju lëshojë. Vazhdoni sjelljen që keni pasur deri më sot; vazhdoni këtë sjellje me forcë”.
Mesazhi synon të inkurajojë qëndrimin e vendosur dhe rezistencën në kohë të sfidave të mëdha për vendin.