Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me disa Komuna, shkruan GazetaDemos.
Njëra ndër to është dhe Komuna e Istogut, më të cilën sot është nënshkruar marrëveshja për banimin e përballueshëm.
“Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, shkruan Aliu.
Postimi i plotë:
Banimi i përballueshëm edhe në Istog
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për banimin e përballueshëm me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut.
Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat.